PSG-ja luante sonte me fanella të veçanta në nderim të Topit të Artë të Messit

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka vendosur ta nderojë përsëri Lionel Messin, për fitimin e Topit të shtatë të Artë në karrierë.

PSG-ja ka vendosur të luajë sonte kundër Monacos në Ligue 1 me fanella të veçanta me tipare ari, sikur Topi i Artë, në nderim të Topit të Artë të fituar nga Lionel Messi, raporton Gazeta Express.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, në fund të muajit të kaluar në Paris.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë Robert Lewandowskin e Bayern Munich mbrapa me 580 vota.

Ky ishte Topi i Artë i parë i tij në fanellën e PSG-së, pasi gjashtë të kaluarit i fitoi si lojtar i Barcelonës.

Messi iu bashkua PSG-së në verë si lojtar i lirë, pasi u largua nga Barcelona me të cilën i mbaroi marrëveshja në qershor.

Argjentinasi e lë tani mbrapa rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë.

Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë. Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...