PSG-ja synon të rigjejë rrugën e fitores ndaj Monacos – formacionet

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain do të kërkojë të rikthehet në binarët e fitores në Ligue 1, pas dy barazimeve radhazi, përballë Monacos sonte në kryeqytetin francez.

Takimi i javës së 18-të mes PSG-së dhe Monacos do të zhvillohet në Parkun e Princave në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Mauricio Pochettinos u ndalë me barazim nga Nice dhe Lens në dy takimet e fundit në ligë, prandaj do të kërkojë fitoren e parë në tri ndeshjet e fundit.

PSG-ja vijon të jetë lidere e Ligue 1 me 42 pikë, 10 më shumë se Marseille në vendin e dytë.

Monaco, ndërkohë, ka 26 pikë në vendin e tetë dhe vjen nga dy fitore radhazi.

Lionel Messi, i cili e ka shënuar vetëm një gol në ligë deri tani, do t’i prijë sulmit parisien përkrah Kylian Mbappen dhe Angel Di Marias.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Diallo, Bernat; Wijnaldum, Verratti, Gueye; Di María, Messi, Mbappé

Monaco: Nübel; Sidibé, Disasi, Maripan, Caio Henrique; Fofana, Tchouaméni; Gelson Martins, Golovin, Diop; Ben Yedder.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...