Nedved skeptik për merkaton e janarit: Duhet të provojmë me lojtarët që kemi, janari i vështirë

PUBLIKUAR

Pavel Nedved ka dhënë disa komente lidhur me zërat se Juventus do të transferojë një sulmues në janar.

 

Mediet italiane shkruajnë se Juve është në kërkim të një sulmuesi, por duket se situata qëndron pak më ndryshe.

Zv.presidenti i klubit, Pavel Nedved, ka thënë se skuadra ka mjaftueshëm lojtarë në fazën ofensive. Po ashtu ai ka paralajmëruar se merkatoja e janarit është e vështirë për t’u operuar dhe ka bërë thirrje që të kalkulohet në lojtarët që janë aktualisht aty.

“Kemi lojtarë sulmues si Chiesa dhe Bernardeschi që mund të shënojnë nga 10-15 gola për vit”, ka thënë Nedved, përcjell lajmi.net.

“Merkatoja e janarit nuk është e lehtë për t’u operuar, mendoj se duhet të fokusohemi të marrim më të mirën nga lojtarët që kemi dhe t’iu japim vetëbesim”, ka shtuar çeku.

“Nuk them se është e pamundur që të shohim dikë që afrohet në klub, por ne kemi lojtarë të rinj që janë gati të bëjnë diferencën”, tha tutje ai.

Juventus ka hasur në vështirësi në fillim të këtij sezoni në Serie A dhe zërat që kërkonin ndryshime në fondin e lojtarëve ishin të shumtë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...