Arsenali bindës ndaj Southamptonit, Broja nuk lë gjurmë

PUBLIKUAR

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lacazette në minutën e 21-të pas asistimit nga Bukayo Saka.

Epërsia u dyfishua vetëm gjashtë minuta më vonë, kur Odegaard realizoi, shkruan Gazeta Express.

Me rezultatin 2:0 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Në atë të dytën pamë vetëm një gol.

Ishte sërish Arsenali që e trefishoi epërsinë nëpërmjet Gabriel në minutën e 62-të të ndeshjes.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e nisi nga fillimi këtë ndeshje, me shpresën që do të kishte impakt, por ai nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim.

Broja u largua nga ndeshja në minutën e 70-të të ndeshjes, për t’i lënë vend Lyancos

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë, një më pak se West Hami që ndodhet brenda zonës së Champions Leagues.

Në anën tjetër, Southamptoni mbetet i 16-ti me 16 pikë gjithsej, dhe e pëson humbjen e parë pas dy barazimeve të njëpasnjëshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...