Bayerni fiton me përmbysje, Dortmundi “rrëshqet” sërish

PUBLIKUAR

Bayern Munich e ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë. Bavarezët triumfuan 2:1 ndaj Mainzit në xhiron e 15-të, ndonëse fillimisht ishin në disavantazh.

Mainzi kaloi në epërsi qysh në minutën e 22-të përmes Onisiwo, gol ky që vendosi për rezultatin e pjesës së dytë, shkruan Gazeta Express.

Me të filluar pjesa e dytë, Bayerni barazoi. Ishte Kingsley Coman i cili shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Ndërkohë, golin e fitores e shënoi Musiala në minutën e 74-të.

Kështu, Bayerni tani ka 37 pikë në vendin e parë, gjashtë më shumë se Dortmundi që dështoi të fitonte.

Verdhezinjtë nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 ndaj Bochum.

Madje, Dortmund ishte në disavantazh kur Polter kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të kur realizoi nga penalltia.

Shifrat u barazuan në minutën e 85-të kur shënoi Julian Brandt, pas asistimit të Haaland.

Kështu, Dortmund zbeh edhe më shumë gjasat për titull dhe tani gjendet gjashtë pikë prapa kampionit aktual të Gjermanisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...