Tha se i pëlqeu Beniada, por brenda shtëpisë Valoni tregon se ka flirtuar me një tjetër banore

PUBLIKUAR

Valon Shehu ka treguar për lajmi.net se në cilën banore i ka ndjerë shkëndijat e para brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

 

Me siguri e mbani mend klipin prezantues të kitaristit gjakovar Valon Shehut kur u bë pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri, i cili bëri deklaratën e fortë për Beniadën, shkruan lajmi.net.

Por ai së fundmi ka treguar se gjërat brenda shtëpisë ndryshuan, madje edhe ndjenjat e tij nuk shkuan drejt Beniadës por nga Einxhel.

“Para se mu fut më ka pëlqy Beniada prej s’jashti dmth, kur hina aty mrena per dy dite ndryshun senet se nuk mdul ashtu sic e kam parashiku, e pashe qe nuk eshte tip i jemi. Mu ma shume m’pelqejne femrat qe jane pak mat vecanta, qe kane karakter pak ma ndryshe, qe jane shume komerciale, si psh me Einxhel dy-tri dite para se me dal pata fillu me qoftse muj me than me flirtu pak, m’pelqejke si karakter edhe si femer, si pamje e jashtme edhe si tip. Po besoj edhe Einxhelit pata fillu mi pelqy se vetem patem fillu me ba muhabet, patem fillu me nejt vetem nga pak, edhe m’jepke komplimente i jepsha komplimente. Pata nis cdo mengjes kur u zgjojsha shkojsha e perqafsha per me qu prej gjumit, her e qojsha me gitare, po deshti fati qe un e dola edhe ajo met aty, po ta shohim kur te del jashte”, u shpreh Valoni.

Ai po ashtu ka dhënë përgjigje nëse do ta vazhdojë njohjen jashtë poasa të del Einxhel nga Big Brother Vip.

“Normal që po, jo vetëm me Einxhel por me të gjithë, por meqe jemi tu fol per Einxhel kam qejf me vazhdu njohjen, sidoqofte edhe si shok-shoqe se eshte femer me karakter, tha ai./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...