A do të bëhet hyrja me pagesë në Prishtinë, përgjigjet Përparim Rama

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se hyrja në Prishtinë nuk do të bëhet me pagesë.

Rama tha se për banorët rezidentë do të ketë parking të rezervuar, ndërsa për vizitorë do të behet me pagesë.

Nuk mendoj që duhet me u bë me pagesë për me hy në Prishtinë”, ka thënë Rama në Klan Kosova.

Komuna e Prishtinës kishte planifikuar që në nëntor të vitit të kaluar të merrej një vendim i tillë, ku të gjithë qytetarët që vijnë me automjetet nga vendet e tjera të paguajnë në hyrje të Prishtinës.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte menduar që përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...