Kamberi: Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi, të zgjerohen sanksionimet

PUBLIKUAR

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për sanksionet e SHBA-së ndaj grupit kriminal në veri të Kosovës në krye me Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit.

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook tha se Veselinoviqi dhe Radojçiqi janë të pandashëm nga pushteti i sotëm në Serbi.

“Sanksionet të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët e pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajoni. Përpos në kuptimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vendimi i fundit pozitiv i Zyres për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiqit, ka edhe më shumë rëndësi në kuptimin e tij politik”, shkroi Kamberi.

Ai thotë se Radojçiq është zyrtarisht nënkryetar i Listës “Srpska” në Kosovë, që sipas tij,  kjo strukturë është e kontrolluar dhe e dirigjuar drejtpërdrejtë nga pushteti i sotëm në Serbi.

“Po ashtu, mediat hulumtuese (si BIRN dhe KRIK) kanë ngritur disa herë afërsinë e Zvonko Veselinoviqit me pushtetarët e sotëm në Serbi. Me vite të tyre, kompanitë e Veselinoviqit dhe Radojçiqit kanë fituar zyrtarisht tendera publik nga më të rëndësishmet prej pushtetit të sotëm në Serbi.

Prandaj, që këto sanksione të jenë edhe më efikase, ato duhen të zgjerohen ndaj bashkëpunëtorëve të tyre në Serbi, të cilët pengojnë paqen, demokratizimin dhe përparimin e rajonit”, shtoi Kamberi.

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...