Reali e kërkon Olmon

PUBLIKUAR

Gjiganti spanjoll synon ta marrë futbollistin ofanziv të Leipzigut në formë huazimi gjatë janarit

Real Madridi e ka ndërmend ta rivalizojë Barcelonën edhe në transfere.

Gjiganti spanjoll ia ka vënë syrin futbollistit të Leipzigut, Dani Olmo.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “El Nacional”, përcjell “Gazeta Express”.

“Los Blancos” në fakt po përgatiten që ta marrin 23 vjeçarin në formë huazimi.

Por, ata do të jenë të obliguar ta blejnë përfundimisht kartonin e futbollistit ofanziv verën tjetër.

Olmo qe një kohë është bërë objektiv edhe i Barcelonës.

Mbetet të shihet se në cilin prej gjigantëve të La Ligas do të përfundojë përfaqësuesi spanjoll.

Ai ndërkohë po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Leipzigut. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...