Kurti takohet me diplomatin Shaban Murati

PUBLIKUAR

Gjeopolitika kombëtare dhe sjellja e hapave të domosdoshëm shtetërorë ishin tema e bisedës së takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me diplomatin nga Shqipëria, Shaban Murati.

Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimin, që siç tha ai, zbulon rezonanca mendimi aq prospektive pas aktivitetit e përvojës së gjatë diplomatike të Murati, me mendimin politikan që mban posti i Kryeministrit.

Në udhë të ndryshme, në metoda të ndryshme analitike ne kuptuam koherencën e plotë në qëndrime kur pikënisja është e qartë: shteti në funksion të kombit, tha kryeministri.

Shaban Murati ka qenë ish-drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Ai është autor i shumë librave dhe analizave për çështjet e Ballkanit, të diplomacisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të kulturës dhe artit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...