Mot me borë e shi në tri ditët e ardhshme

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Të shtunën, në të gjithë vendin, do të ketë shi dhe në disa zona parashihet të shkaktohen vështirësi.

“Të premten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet do të jenë në formë dëbore. Të shtunën, reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë vështirësi,” thuhet në një njoftim për media të IHK-së.

Kurse, të dielën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Të dielën, reshjet parashihen të jenë në formë dëbore, për shkak të masave të ajrit, të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve.”

Ndërsa java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa u përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

SHIKO MË SHUMË

KFOR ia uron SHBA’së Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare e...

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e...

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë...