Rama pas betimit: Tash është koha t’u përvishemi punëve

PUBLIKUAR

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është koha që t’i përvishen punëve në kryeqytet, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në ”Facebook”, Rama ka thënë se ka marr një përgjegjësi të jashtëzakonshme, teksa ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

“Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime. Tash është koha t’u përvishemi punëve!”, ka shkruar ai.

Rama e pranoi detyrën të martën nga ish-kryetari Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e Prishtinës ishte ditë e veçantë për mua dhe për të gjithë banorët e Prishtinës.

Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i imi dhe i ekipit tim.

Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime.

Tash është koha t’u përvishemi punëve!

Ju falemnderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë.

Na priftë e mbara!

SHIKO MË SHUMË

Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim të dytë: Hyrja për në Shqipëri është normalizuar

  Pas njoftimit për krijimin e kolonave kilometërshe për të hyrë në Shqipëri, Qendra për...

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete, lëndohet këmbësori me të cilin u aksidentuan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Gazetën Express se mbrëmë...

Kurti ia uron SHBA-së 250 vjetorin e pavarësisë, liston një varg të dhënash historike për shtetin amerikan

Kreu i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar SHBA’në me rastin e 4...