![](https://www.lipjaninews.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_9839-e1715767395447-640x114.jpeg)
Aktori, Romeo Veshaj që nga hyrja e binjakut të tij Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka treguar vazhdimisht mbështetje për të.
Romeo aktualisht e mban llogarinë e “Instagramit” të Donaldit, ku edhe i poston fotografi e video nga ajo se cfarë bën binjaku i tij në shtëpinë e famshme.
Së fundmi, ai i ka publikuar dy fotografi me Donaldin, njërën nga nata e spektaklit kur hyri ai në shtëpi dhe tjetrën nga fëmijëria, teksa ka shkruar një mesazh për të.
“Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”, shkroi Romeo.
Kujtojmë, që para pak javësh, ai i bëri një befasi Donaldit së bashku me vëllaun e tij, Marion duke e përshëndetur nga parashuta Donaldin, me një flamur të shënuar “La Familia”./Express