Pas humbjes së Prizrenit, Haskuka kalon në tema nacionale

PUBLIKUAR

Mytaher Haskuka pas balotazhit të nëntorit ka humbur garën për të parin e Prizrenit dhe ia ka lëshuar karrigen e kryetarit, Shaqir Totajt nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ish-kreu i Prizrenit tashmë nga temat lokale që ndërlidhen me problemet e Prizrenit, ka kaluar në tema nacionale, duke u marrë me ata që kanë kritikuar dje kryeministrin Albin Kurti se ka pranuar të përfaqësojë Kosovën me fusnotë.

Haskuka thotë se ata që e kanë bërë marrëveshjen për vendosjen e fusnotës, s’kanë të drejtë morale që ta kritikojnë Kurtin.

“Tradita vazhdon!Me logjikën e një 3 vjeçari, ata që e kanë krijuar problemin, tani kritikojnë për problemin.

A nuk ishit ju që na kritikonit e thonit që: “fusnota është në interes të Kosovës dhe do të shkrihet si fjollë e borës në pranverë”?

Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotën, nuk keni të drejtë morale të kritikoni, por keni përgjegjësi politike pse nuk u hoq fusnota.

Të bësh dëm është shumë lehtë, por t’i riparosh ato dëme merr kohë. Dëmet janë bërë për 20 vite, e do të merr shumë kohë riparimi i tyre”, ka shkruar Haskuka./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...