LDK i bën ofertë PDK-së dhe Vetëvendosjes për bashkëqeverisje në këtë komunë

PUBLIKUAR

Ilir Ferati sot e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryetarit të Istogut. Megjithatë, LDK nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme në asamblenë komunale.

Ferati në një prononcim për IndeksOnline ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

I pari i Istogut thotë se synimi dhe qëllimi është që të ketë një qeverisje të mirë, e cila do t’i shërbej të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallim.

“Jem në diskutim me dy parti opozitare, ende nuk kemi arrit marrëveshje. Jemi në diskutime me VV-në dhe PDK-në. Nuk kemi mbërri ndonjë konkluzion të marrëveshjes. Kemi edhe disa ditë afat sipas ligjit për zgjedhjen e kryesuesit. Na duhen edhe tre asamblist me siguru shumicën”, ka thënë Ferati.

Më tej, ai nuk ka treguar nëse synon të arrij marrëveshje më këto dy parti, apo vetëm me njërën prej tyre.

Komuna e Istogut është drejtuar për disa mandate nga bashkëpartiaku i Feratit, Haki Rugova.

Ilir Ferati e mposhti në balotazh, Bekë Berishën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...