Molliqaj: Deklaratat e Kurtit urdhëra policor, inspektorët dje hynë nëpër zyra të sindikatave

PUBLIKUAR

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar të ndalet presioni ndaj sindikatave nga ana e kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Express.

Molliqaj ka shkruar se inspektorët qeveritarë u hynë në zyrë sindikatave pas deklaratave të Kurtit.

“Të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave. Siç ndodh rëndom në pushtetet me tendenca totalitare, deklaratat e kryeministrit dhe ministrave shndërrohen në urdhëra policor. Kurti e Murati sulmuan para ca ditësh sindikatat në media, inspektorët dje u hynë nëpër zyra. Siç ndodh rëndom në shtetet me orientim ideologjik të djathtë, aktiviteti sindikal sulmohet e shtypet. Kurti që braktisi idetë e barazisë, të drejtave të punëtorëve dhe mirëqenies sociale, sot armikun e sheh bash tek sindikatat”, ka shkruar ai.

Tutje kreu i PDS-së ka thënë se mendësia totalitare nuk e pranon tjetrin të barabartë por vetëm të nënshtruar.

“Partia shtet nuk lejon organizata të pavarura. Aq më pak protestuese. Për të ose ka organizata të partisë që duhet t’i instrumentalizojë, ose organizata armiqësore që duhet t’i luftojë. Mendësia totalitare nuk e pranon tjetrin të barabartë por veç të nënshtruar. Dhe kjo s’është diçka e re, sepse ka ndodhur gjithandej ku ka pasur pushtete të tilla”, ka thënë Molliqaj.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusu Azemi, kishte deklaruar në Pressin të T7 se qeveria ia ka dërguar inspektorët në zyrë pas deklaratave të kryeministrit Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...