Depay, i hapur ndaj ofertave të reja

PUBLIKUAR

Sulmuesi holandez mund të largohet nga Barcelona vetëm pas gjashtë muajsh të kaluar në Camp Nou

Memphis Depay është i hapur për t’i dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Sulmuesi holandez mund të largohet nga Barcelona pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar në Camp Nou.

Përfaqësuesi holandez kishte përfunduar tek “Blaugrana” si lojtar i lirë me insistim të trajnerit Ronald Koeman, përcjell “Gazeta Express”.

Por, pas largimit të trajnerit holandez, Depay nuk po ndihet më i rëndësishëm.

Prandaj, ish-sulmuesi i Lyonit mund ta ndjek rrugën e trajnerit për t’u larguar nga Katalunia.

Për momentin nuk përmendet ndonjë ekip që ka shprehur interesim për sulmuesin e rrezikshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...