Policia me apel për shoferët

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje shiu e bore (ngrica), Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit,  këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla.

Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimirt dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët :

  • Të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve
  • Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...