Për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.
Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati.
Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s. /Gazeta Express/


