Semi Jaupaj shijon kohën jashtë Big Brother VIP, po vazhdon të jetë përkrah Bora Zemanit

PUBLIKUAR

Semi Jaupaj ka disa javë që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP.

Artistja nga Shqipëria edhe pse ishte brenda këtij spektakli nuk mungoi një ditë pa përmendur miken e saj të ngushtë, prezantuesen Bora Zemani.

Dyshja duket se kanë një relacion shumë të mirë dhe këtë tanimë veçse e kanë dëshmuar.

Semi dhe Bora (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë autorja e “Jetike” që ka shpërndarë disa fotografi pranë Zemanit, duke kërkuar nga ndjekësit që ta plotësojnë vendin bosh.

“Plotëso vendin bosh: Dritë…”, shtoi ajo.

Jaupaj ndryshe ka qenë përkrahëse e madhe e lidhjes Donald-Bora, përkundër se tani është thyer përfundimisht.

Bora dhe Semi (Foto: Instagram)

Ajo sa ka qenë në shtëpi ishte gjithmonë përkrah Veshajt duke inkurajuar që ta vazhdojë sërish romancën me Borën jashtë programit.

Megjithatë, Donaldi tani ka nisur një njohje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...