Kurti thotë se janë rritur investimet e huaja në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës në Bruksel.

Kurti para mediave tha kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën, raporton Indeksonline.

“Kosova e mirëpret këtë takim. Ky është takimi i parë për Qeverinë tonë të re. Duhet të ecim sa me shpejt në rrugën evropiane. Evropa është kontitenti jonë. Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të na motivojnë që rruga e Kosovës të jetë më e shkurtër. Kërkojmë përfundimisht liberlaizimin e vizave, kanë kaluar mbi 4 vite që prej Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberlizimin e vizave. Kemi përmbushur të gjitha 95 kriteret, dy herë e gjysmë më shumë sesa vendet fqinje“, tha ai.

Tutje, Kurti tha se viti 2021 ishte i mirë për ekonominë e Kosovës, ku njoftoi se është rritur eksporti dhe investimet e huaja.

“Ky vit i mirë për ekonominë e Kosovës, kemi 9.9% shkallë të rritjes. Kemi rritje të eksportit, të investimeve të huaja dhe në këtë kuptim ne hymë në vitin 2022 në mënyrë optimiste. Kemi menaxhuar mjaft mirë edhe pandeminë, reagimi jonë është vërtetuar suksesshëm. Kemi vendosur ca masa para festave, që ti mundësojmë diasporës të vijë por edhe të mbrojmë shëndetin. Kemi qenë të angazhuar kundër krimit dhe korrupsionit. Te dialogu jemi të përqenduar te njohja e ndërsjellë“./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...