Komuna e Malishevës do të vazhdoj mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit

PUBLIKUAR

Kryetar i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka pritur sot në takim pune Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kreu i saj, hoxhë Sead Paçarizi. Në këtë takim, kryetari Kastrati, është zotuar se do të vazhdoj bashkëpunimin e me KBI në Malishevë, përfshi edhe mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit.

“Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, hoxhë Sead Paçarizi, të cilëve u jemi mirënjohës, që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Kastrati.

“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, është zotuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti.

Edhe hoxhë Sead Paçarizi, në emër të KBI në Malishevë, pasi e ka uruar për detyrën e kryetarit, e ka falënderuar Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe ka shprehur gatishmërinë e KBI-së dhe gatishmërinë e tij, për angazhimin maksimal për çdo gjë është e nevojshme, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...