Covid-19 “shpërthen” në Premier League, “goditet” 8 herë Tottenham

PUBLIKUAR

Covid-19 ka “shpërthyer” keq në Premier  League, ku skuadra e Antonio Contes është “goditur” plot 8 herë nga virusi.

Tottenham ka marrë lajmin e keq se 6 lojtarë dhe 2 pjesëtarë të stafit janë infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga  “The Athletic”, ndërsa nuk dihet akoma se cilët janë emrat e lojtarëve që kanë rezultuar pozitive me Covid-19, të cilët duhet të izolohen sipas protokolleve të vendosura nga autoritetet e qeverisë britanike.

Një “tronditje” kjo për teknikun e “Spursave” që humbet kështu disa lojtarë të rëndësishëm për disa sfida. Tottenham udhëton në Brighton dhe Leicester, përpara se të presin Liverpool dhe më pas West Ham në çerekfinalen e Carabao Cup pas dy javësh dhe do duhet të bëjë llogaritë pa një pjesë të mirë të skuadrës.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...