Busquets dhe Muller: Produkte të akademisë, ikona të klubit dhe startues të padiskutueshëm

PUBLIKUAR

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Barcelona do të ketë në vete edhe dy lojtarë emblematikë në historinë e klubeve. Bëhet fjalë për Sergio Busquets dhe Thomas Muller.

Dy futbollistët luajnë në pozicione të ndryshme, por kanë shumë të përbashkëta, pasi janë rritur në klubet e tyre, janë ikona dhe startues të padiskuteshëm në secilin trajner që kanë pasur në dekadën e fundit.

Busquets u promovua nga Barcelona B në sezonin 2008/09 nën Pep Guardiolan. Nga ai moment, ai nuk u largua kurrë nga Camp Nou, ku i ka luajtur 649 ndeshje dhe i ka fituar 30 trofe përgjatë 14 sezoneve.

33-vjeçar, Busquets është ende në formacionin startues të Barcelonës. Në këtë sezon, ai ka startuar në të gjitha 15 ndeshjet që Barcelona i ka luajtur në La Liga dhe Champions League dhe pritet të jetë në 11-shen e parë edhe nesër ndaj Bayern Munchen.

Sa i përket Mullerit, ai e bëri debutimin me ekipin e parë gjithashtu në vitin 2008, nën drejtimin e Jurgen Klinsmann dhe ka qenë aty prej atëherë. Futbollisti gjerman ka luajtur 526 ndeshje në Bundesligë dhe Champions League.

Muller ka marrë pjesë në të gjitha 22 ndeshjet e Bayern Munich kërtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar 15 asiste.

Bayern Munich veçse e ka siguruar kualifikimin në një të tetën e finales së Champions Leagues, përderisa Barcelona duhet të fitojë, ose Dynamo Kiyv ta ndalë Benfican. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...