Arsenali e sfidon Newcastlen për Rabiotin

PUBLIKUAR

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi.

Futbollisti francez nuk e ka treguar veten sa duhet në Torino dhe duhet t’i bëjë valixhet gati.

Dhe, interesimi i klubeve të njohura për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit nuk po mungon.

Portali italian “Tuttomercatoweb” raporton se në garë për përfaqësuesin francez janë futur dy klube të Premierligës, përcjell “Gazeta Express”.

Arsenali e do lojtarin qe një kohë, kurse së fundmi “në lojë” është futur edhe Newcastle.

Juve do t’i dëgjojë ofertat për 26 vjeçarin në janar.

Pra, Rabiot mund të bëhet me ekip të ri qysh muajin tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...