Kurti jep detaje për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti, tha se sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është në rritje.

Kjo sipas tij, ngase me këtë rast janë duke u marrë hetuesit më të mirë në vend. Medive ai u ka premtuar detaje për rastin sapo ato t’i kenë institucionet përgjegjëse.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje”.

“…mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore ne natyrisht që do të iu njoftojmë juve”.

Kur u pyet për presion e shteteve të QUNT-it që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kontestin pronësor ndërmjet komunës dhe Manastirit të Deçanit, ai tha se qëndrimi i Qeverisë mbetet i njëjti.

“Ndërkaq qëndrimi jonë për Manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njohur atë edhe më herët, mirëpo kisha kërkuar mirëkuptimin tuja ngase jemi këtu për nderime për senatorin Dole”, tha ai.

Këto komente ai i bëri pas bashkë me presidenten, Vjosa Osmani me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e ShBA-së Nicholas  Giacobbe vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te busti i ish-senatorit Bob Dole.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...