Ziyech: Do të doja të rikthehem në Ajax

PUBLIKUAR

Futbollisti i Chelseat, Hakim Ziyech e ka pranuar se do të donte të rikthehet në Ajax në një pikë të karrierës.

Ai përfundoi tek kampioni aktual evropian për afro 40 milionë euro në korrik të vitit 2020.

Mirëpo, nga ajo kohë ka dështuar ta sigurojë një vend të padiskutueshëm titullari tek “Blues”, përcjell “Gazeta Express”.

28 vjeçari lidhet me një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge” në afatin kalimtar të janarit.

Për të, interesim thuhet se ka shprehur Barcelona.

Ndërkaq, ai e ka pranuar se një ditë do të donte të rikthehet në klubin ku u zhvillua si futbollist.

“Në një pikë të karrierës, do të doja të rikthehem në Ajaxi”, u shpreh futbollisti ofanziv. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...