Nesër zbulohen çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës

PUBLIKUAR

Nesër do të zbulohen çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në fakt, kështu ka vendosur Komisioni i Garave, sipas së cilit, shorti do të hidhet të martën nga ora 11:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të BKT Superligës, 6 skuadra të Viva Fresh Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.

Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.

Siç dihet, fitues aktual i Kupës është Llapi.

Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...