Kurti: Deputetët e Listës Serbe nuk e nderuan Senatorin Dole në një minut heshtje, veç pse është mik i shqiptarëve

PUBLIKUAR

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minut heshtje për nder të senatorit amerikan Bob Dole. Por, deputetët serbë nuk janë ngritur në këmbë për të nderuar jetën dhe veprën e tij, e kjo sipas deputetes së LVV-së, Tinka Kurti, është bërë vetëm pse Dole njihej si mik i shqiptarëve.

Kurti shkruan se deputetët serbë janë ende të politika e para 20-30 vitesh.

Postimi i saj i plotë:

Deputetet e Listes Serbe nuk ngrihen ne kembe ne minutin e heshtjes per nderimin e vepres se diplomatit amerikan Bob Dole.

Vec pse njihej si miku i shqiptareve sot nuk jane as te e njerezishmja. Ata po i hakmerren per qendrimet e tij, sidomos ne vitet e ’90-ta. Pra ende jane te politika e para 30 e 20 vjetesh.

As te minimumi i respektit ne raste vdekjesh ku bashkohen njerezimi.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...