Çmimet e derivateve bien kudo, JO edhe në Kosovë!

PUBLIKUAR

Çmimet e derivateve kanë filluar të bien kudo. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe për Kosovë, por ende nuk ka ndodhur. Çmimet e naftës e benzinit vazhdojnë të jenë të larta kudo në vend.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani kishte paralajamëruar rënie të ndjeshme të çmimeve për këtë javë, gjë e cila ende s’po ndodhë.

Edhe sot në tregun kosovar, çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25, aq sa ishin që javët e fundit.

Ndërkohë, rënie e ndjeshme e çmimit është parë në tregjet rajonale dhe botërore. Qeveria kroate shfuqizoi sot dekretin për çmimin e kufizuar të karburantit.

“Rregullorja për çmimin e kufizuar të derivateve po shfuqizohet, duke pasur parasysh se ka pasur rënie të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe se për këtë arsye është e nevojshme të miratohet një dekret që ndalon vlefshmërinë e rregullores së mëparshme për karburantet” ka thënë kryeministri kroat Plenkovic./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...