Hisen Berisha ka një kërkesë për ministrin Mehaj dhe komandantin Jashari

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i ka bërë publike një kërkesë ministri Mehaj dhe komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari.

Ish-oficeri i UÇK-së ka kërkuar që të avansohen në pozitë udhëheqëse ushtarakët e FSK-së që janë trajnuar e shkolluar me standarde të NATO-s.

“Si një ish oficer i FSK-së dhe ish oficer i UÇK-së i bëj thirrje Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të ri të FSK-së që të nisin procesin e avancimit në pozita udhëheqëse, në nivel shtabi, të oficerëve të rinj të FSK-së të edukuar e trajnuar sipas standardeve të NATO-së, në sinkron me demobilizimin e programuar e me nder të të gjithë ushtarakëve që FSK i ka trashëguar nga TMK.
FSK, si një ushtri moderne e shtetit tonë, është krijuar me qëllimin strategjik që të bëhet pjesë e pandashme e NATO-së, rrjedhimisht një shtyllë jetike për sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Të gjithë ne, pra ushtarakët që, pas demobilizmit të UÇK-së, kemi shërbyer në TMK i takojmë një mendësie ushtarake që rrjedh nga doktrina e ish Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), nga doktrina e ish Ushtrisë Popullore të Shqipërisë (UPSH) ose të një gërshetimi të të dyjave.
Që të dyja këto doktrina nuk janë kompatibile me doktrinat e NATO-së, e sidomos me doktrinën bashkëkohore të NATO-së, pjesë e të cilës ne synojmë që të jemi.

Oficerët e rinj të Kosovës janë shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të botës perëndimore dhe ata tashmë janë të gatshëm që të marrin të gjitha përgjegjësitë. Prandaj është obligim i yni që brezi i ri i ushtarakëve të Kosovës të fuqizohet pa asnjë rezervë” shkruan Berisha në kërkesën e tij./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...