Ibra i kërkon Milanit kontratë të re

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për ta kaluar një tjetër sezon në fanellën e Milanit.

Sulmuesit suedez do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij edicioni.

Mirëpo, 40 vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Ai ndihet mirë dhe i gatshëm për ta zhvilluar edhe një sezon në nivele të larta.

Prandaj, ai po iu jep shenja drejtuesve të klubit për ta vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2023.

“Unë ndiej sikur kontrata ime nuk përfundon kurrë. Le t’i bëjmë presion bordit të klubit për ta vazhduar kontratën”, thotë Ibra duke qeshur për “Che tempo che fa”, përcjell “Gazeta Express”.

“Shpresoj që të qëndroj dhe të luaj për Milanin përgjithmonë”, përfundoi Ibrahimovic.

Ai është duke e kaluar eksperiencën e dytë në Milan, ndërsa konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dy dekadat e fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...