Traore e ëndërron transferimin në Real Madrid

PUBLIKUAR

Adama Traore ëndërron të transferohet në Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Nacional”, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti spanjoll është i vendosur për t’u larguar nga Wolverhamptoni në fund të këtij sezoni.

25 vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Prandaj, menaxheri i lojtari tashmë i ka kontaktuar “Los Blancos” për një arritje eventuale të marrëveshjes.

E gjithë kjo përkundër faktit se përfaqësuesi spanjoll e kishte nisur karrierën në akademinë e Barcelonës, La Masia.

Liverpooli po ashtu lidhet me një transferim të mundshëm të Traores.

Klubet e interesuara mund ta blejnë futbollistin këmbëshpejtë dhe të fuqishëm për afro 20 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...