Milaim Zeka bën deklaratën e fortë: “Donaldi nuk e ka dashur kurrë Borën, ja çfarë do!”

PUBLIKUAR

Tema e trekëndëshit Donald-Bora-Beatrix po përflitet ngado e thuajse nga të gjithë.

 

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother Vip ishte i mbushur përplot me surpriza, diskutime e përballje, shkruan lajmi.net.

Produksioni ka vendosur që pas tërë këtij lëmshi të krijuar nga Donaldi mes dy vajzave të famshme në Shqipëri ti tregojë atij se Bora po e pret jashtë ashtu edhe siç e kishin lënë kur shkëmbyen puthjen e tyre brenda shtëpisë.

Donaldi u ndie shumë keq por tani është i lidhur me Beatrix dhe nuk e ka të lehtë të ndahet.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Milaim Zeka i cili ishte i ftura në emisionin “Goca dhe gra” të drejtuar nga Fatma Haxhialiu, Olesia Leço, Krista Merkoçi dhe Tea Trifoni.

“Dashuri nga ana e Donaldit nuk ka pasur kurrë në raport me Borën, ky njeri për mendimin tim nuk din me dasht. Ky njeri ndoshta din me bo sex edhe aty nuk jam shumë i sigurt”, kështu u shpreh Milaim Zeka./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...