Ronaldo reagon pasi arriti shifrën e mbi 800 golave

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuar mbrëmë ndaj Arsenalit ka arritur në shifrën e 801 golave të shënuar në karrierë.

Kështu, ai bëhet futbollisti i parë në histori që prek shifrën e mbi 800 golave të shënuar, shkruan Gazeta Express.

Në lidhje me këtë, ai ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, duke u shprehur mjaft i lumtur.

“Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë. Çfarë ecurie mahnitësë dhe e paharrueshme po bëhet kjo… Faleminderit të gjithë mbështetësve të mi që më qëndruan gjithmonë pranë. 801 dhe ende duke u numëruar”, shkroi Ronaldo.

Nëse vazhdon me këtë formë, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë ta thellojë çdo ndeshje e më shumë këtë rekord. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...