Xavi: Fitimi i Topit të Artë nga Messi është drejtësi e futbollit

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë, çmimin kryesor të cilin e fitoi Lionel Messi, për të shtatën herë.

Xavi luajti përkrah Messit për shumë vite në “Camp Nou”, ku paten suksesin më të madh në dekada, shkruan Gazeta Express.

“Gjëja e parë që dua të bëj është ta uroj Alexia Putellas”, tha Xavi, duke iu referuar futbollistes së Barcelonës që e fitoi Topin e Artë në konkurrencën e femrave.

“Gjithashtu, dua ta uroj Pedrin për shpalljen e futbollistit më të mirë të ri”, u shpreh Xavi.

Tutje, ai foli për Topin e Artë që e fitoi Lionel Messi.

“Fitorja e Messit është drejtësi e futbollit. Ne mund të mendojmë gjithashtu se të tjerë e kanë merituar, por në momentin që e hapin zarfin dhe thonë Messi, atëherë është e drejtë”, përfundoi Xavi.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...