Bale është kthyer, por duhet të presë – Hazard duhet të shfrytëzojë rastin kur t’i jepet

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Real Sociedadin në La Liga.

Trajneri i Real Madridit ka folur edhe për Gareth Bale dhe Eden Hazard.

Bale ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati, por s’do të ftohet për ndeshjen e nesërme, ndërsa Eden duhet të punojë për të fituar vendin e tij në skuadër.

“Bale s’do të përfshihet në skuadër, por ai është kthyer të stërvitet me ekipin. Ai do të kthehet javën e ardhshme”, tha Ancelotti.

“Hazard? Nuk ka luajtur në nivelin që të gjithë presin prej tij. Ai mund t’ia dalë. Është mirë dhe në formë të mirë fizike dhe po stërvitet mirë. Mund të luajë në sfidat e ardhshme”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...