Semi Jaupaj i është hakmarrur Donaldit pas puthjeve që shkëmbeu me Beatrix Ramosajn.
Si shoqja më e ngushtë e Borës ajo i ka qëndruar çdo herë në krahë asaj, duke u inatosur me veprimet e Donaldit në Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.
Ani pse në spektaklin e së martes ajo i uroi lumturinë, pas puthjeve të fundit Semi ka ndërruar mendje.

Ajo ka hequr Donaldin nga lista e ndjekësve në instagram, derisa ky i fundit ende nuk ka vepruar kështu.

Kujtojmë se Beatrix hiq më larg se mbrëmë ka deklaruar se largimi i Semit nga shtëpia iu ka ndihmuar asaj dhe Donaldit të shprehen lirshëm./Lajmi.net/


