KBI-Lipjan uron Kryetarin Imri Ahmeti për mandatin e ri, kështu është njoftuar përmes faqës zyrtare të Komunës së Lipjanit.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan në krye me Zaim Baftiun, sot kanë vizituar Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, të cilin e kanë uruar për mandatin e ri në krye të Komunës.
Kryetari i KBI – Lipjan, Zaim Baftiu është shprehur mirënjohës ndaj Kryetarit Ahmeti për bashkënpunimin e treguar duke u dalë në ndihmë sa herë që kanë pasur nevojë dhe me këtë rast i ka dhuruar edhe një dhuratë me motive fetare.
Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan, duke u shprehur se çdo herë do të kenë përkrahjen e tij dhe se çdo sfidë do ta kalojnë së bashku.




