Ibra kërkon kontratë të re

PUBLIKUAR

Sulmuesi suedez është i gatshëm ta vazhdojë karrierën edhe për një vit dhe këtë ta bëjë me Kuqezinjtë, deri në verën e vitit 2023

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të ndalet.

Futbollisti suedez e sheh veten duke luajtur futboll së paku deri në vitin 2023.

Në fakt, veterani i sulmit ia ka dhënë dritën jeshile Milanit për ta vazhduar bashkëpunimin.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë në fund të këtij sezoni, përcjell “Gazeta Express”.

Por, ai do të luante me kënaqësi edhe për një vit në “San Siro”.

“Jam i lumtur që trajneri Pioli e vazhdoi kontratën. Por, tash është koha që ta vazhdoj atë unë. Këta djem më bëjnë të zbavitem”, ka thënë duke qeshur Ibra.

40 vjeçari e realizoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë mbrëmë ndaj Genoas në fitoren 3:0.

Përkundër moshës së shtyrë, Ibrahimovic po e përballon mjaft mirë presionin dhe nivelin e lartë të futbollit evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...