Muriqi, në garë për çmimin e dështakut të vitit

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar e pati një tjetër vit dëshpërues, mund të zgjidhet lojtari më i dobët i vitit 2021 në Serie A

Pas ndarjes së “Topit të Artë”, është momenti për ta zgjedhur dështakun e vitit.

Në Itali, në çdo fundit ndahet çmimi “Bidone dell anno”, më saktësisht lojtari më i dobët i vitit që luan në Serie A.

E në mesin e kandidatëve kryesorë gjendet edhe Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar e pati një vit dëshpërues, ndërsa këtë sezon nuk ka shënuar ende gol, ndërsa i ka zhvilluar 11 ndeshje.

Ndërkohë, në listën e kandidatëve për ta fituar çmimin e dështakut të sezonit është edhe shqiptari tjetër, portieri Thomas Strakosha.

Një tjetër favorit për këtë çmim duket të jetë edhe sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, shkruan Gazeta Express.

Por, nuk përjashtohet mundësia që të largohet prej aty qysh në janar.

E ardhmja e Muriqit mund të jetë e lidhur me Fenerbahçen, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Lazio e bleu Muriqin nga Fenerbahce për 19.2 milionë euro në verën e vitit 2020.

Por, vlera e 27-vjeçarit nga Prizreni ka rënë dukshëm tani, në 8 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...