Kryetarja Caka – Nimani priti në takim Avokatët e Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

PUBLIKUAR

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti në takim një delegacion të përbërë nga Avokati i Popullit të Kosovës, z. Naim Qelaj, Avokati i Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, Avokati i Popullit të Maqedonisë së Veriut, z. Naser Zyberi, dhe Komisioneri i Shqipërisë për Mbrojtje nga Diskriminimi, z. Robert Gajda.

Pasi që i informoi mysafirët përkitazi me konsolidimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në harmoni me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kryetarja Caka – Nimani vuri në dukje rëndësinë e qëndrueshmërisë së jurisprudencës të gjykatave në ndarjen e drejtësisë për qytetarët, duke respektuar parimin e sigurisë juridike.

Gjatë takimit, të gjitha palët konfirmuan misionin fisnik që kanë gjykatat kushtetuese dhe institucionet e avokatit të popullit në garantimin e funksionimit demokratik të mekanizmave shtetëror për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me ç’rast shkëmbyen përvojat reciproke përkitazi me ankesat kushtetuese dhe problematikat që hasin qytetarët e kategorive të ndryshme në vendet e tyre.

Me rëndësi të veçantë në takim u vlerësuan edhe reformimi dhe forcimi i kornizës ligjore shtetërore përkitazi me të drejtat e njeriut, si dhe informimi i  vazhdueshëm i qytetarëve lidhur me të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...