S’gjendet më në Facebook grupi “Me Kryeministrin”

PUBLIKUAR

Grupi në Facebook, “Me Kryeministrin”, ku ishin mbledhur mbi 300 mijë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, tani nuk gjendet më askund.

Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, që ishte njëri nga administratorët e këtij grupi, nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express rreth kësaj çështjeje.

Ai e mban ende në profilin e tij në Facebook linkun e grupit, i cili aktualisht nuk hapet.

Sipas Facebook-ut, ky grup nuk është i disponueshëm momentalisht pasi krijuesit mund ta kenë ndarë atë vetëm me një grup të vogël njerëzish ose është fshirë tërësisht.

Të hënën, një grup i ri, i quajtur po njësoj, “meKryeministrin”, u hap.

Grupin e ri e ka krijuar po Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së LVV-së dhe ka shtatë anëtarë.

Grupi i madh “Me Kryeministrin” u krijua si shenjë revolte pas rënies së Qeverisë Kurti 1.

Aty është bërë fushatë e veçantë kundër gazetarëve dhe kujtdo që e kundërshtonte kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kolegji i Komisionerëve evropianë e pati theksuar çështjen e linçimit të gazetarëve në Raportin e Progresit për këtë vit.

Në pjesën ku flitej për lirinë e mediave, në Raportin e Progresit, thuhej:

“Megjithatë mbetet shqetësim fushata kërcënuese dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve.” /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet dorasi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur...

Mbi 1800 gjoba për 24 orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit,...

Arrestohet babai për dhunë ndaj djalit të tij të mitur, fëmija dërgohet në strehimore

Një burrë është arrestuar pasi që kishte rrahur djalin e tij të mitur. Viktima...