PDK-ja mohon të ketë arritur marrëveshje me LDK-në për Stavilecin nënkryetar të Prishtinës

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mohuar të ketë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta ketë pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e që kjo do t’i takonte Blerand Stavilecit.

Arben Gecaj, sekretar i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë tha për KosovaPress se një marrëveshje si kjo nuk e kanë me askënd.

“Jo, nuk kemi asnjë marrëveshje me askënd Dega e Prishtinës – PDK, me ofertën e saj është partia e tretë në këtë garë. Ne nuk mundemi të caktojmë asnjë nënkryetar në komunë”, tha Gecaj.

Gecaj ka mohuar edhe të ketë pasur ndonjë ofertë nga LDK si partia fituese e zgjedhjeve lokale.

“Jo, nuk kemi pasur, ne jemi opozitë në kuvend komunal, me 9 asamblist”, theksoi Gecaj për KosovaPress.

Kujtojmë që PDK në zgjedhjet komunale garoi me Uran Ismailin.

Por që LDK fitoi Prishtinën në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 nëntor.

Përparim Rama nga LDK arriti ta përmbysë rezultatin e rundit të parë dhe ta fitojë garën përballë Arben Vitisë së Vetëvendosjes.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet babai për dhunë ndaj djalit të tij të mitur, fëmija dërgohet në strehimore

Një burrë është arrestuar pasi që kishte rrahur djalin e tij të mitur. Viktima...

Policia jep detaje për vrasjen në Dragash: Viktima një 47-vjeçar, i dyshuari është identifikuar -ndodhet në arrati

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë rreth orës...

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...