Barça i ofron 40 milionë euro për Ferran Torres

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas do të mundohet ta bindë Manchester Cityn për sulmuesin spanjoll, të cilin synon ta transferojë në muajin janar

Barcelona është e vendosur për ta transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

Për këtë siguron mediumi spanjoll, “Sport”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, gjiganti katalunas është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për futbollistin, përcjell “Gazeta Express”.

Barça do të preferonte ta bëjë pagesën me rata, duke filluar nga korriku i vitit tjetër.

Mbetet të shihet nëse “Citizens” do ta pranojnë këtë propozim.

Ndërkohë, Barça i ka në opsion edhe Dani Olmon, Timo Wernerin dhe Hakim Ziyechin.

E nga “Camp Nou” gjatë verës mund të largohet Ousmane Dembele. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...