Milani e do Lacazetten

PUBLIKUAR

“Rossoneri” do të mundohen ta transferojnë sulmuesin francez të Arsenalit sa më shpejt të jetë e mundur, me gjasë qysh në janar

Milani është i interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Madje, mediat e huaja shkruajnë se “Rossoneri” duan ta transferojnë futbollistin francez sa më shpejt të jetë e mundur.

Kuqezinjtë pritet t’i bëjnë ofertë klubit anglez qysh në janar, përcjell “Gazeta Express”.

Dhe, “Gunners” mund ta shesin lojtarin muajin tjetër para se ta humbin pa para në verën që vjen.

Kjo pasi 30 vjeçari po i kalon muajt e fundit të kontratës me “Topçinjtë”.

Gjithashtu, spekulohet se interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Barcelona.

Lacazette nuk po kalon nëpër një sezon pozitiv.

Në tetë ndeshje të këtij sezoni, ai e ka realizuar vetëm një gol në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...