A po shmangen grevat dhe protestat e paralajmëruar nga SBASHK, flet Rrahman Jasharaj

PUBLIKUAR

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rahman Jasharaj po vlerëson se Qeveria ka thyer akullin e barrikadave për dialogim për kërkesat e tyre të kamotshme.

Ai tha se pas takimit që kanë pasur gjatë së martës me ministrat Xhelal Sveçla e Arbërie Nagavci kanë marrë zotim se Ligji i Pagave është duke u punuar në mënyrë intensive nga institucionet përgjegjëse.

Madje ai thotë se kanë marrë zotim se Ligji nuk do të shkojë në Qeveri pa marrë edhe miratimin e sindikatave.

“Është mirë që ndodhi ky takim dhe më në fund besoj që ai akulli i barrikadave të Qeverisë kundër dialogut është thyer dhe uroj të vazhdohet me dialogun. Kemi biseduar për Ligjin e pagave dhe e mira e gjithë këtij takimi është se më në fund nga njeriu i parë i kësaj çështje ministri Sveçla jemi informuar se Ligji është duke u punuar, por edhe ekipi i ekspertëve që ai e ka krijuar janë duke punuar në përpjekje për t’i hequr defektet qe i ka cekur Kushtetuesja dhe ministri Sveçla na premtoi që me të hequr këto defekte në pjesën e dytë të këtij ligji do të ftohen edhe sindikatat dhe na premtoi se versioni final nuk do të shkoj në Qeveri për t’u votuar pa u bërë bashkëbiseda dhe angazhimet me sindikatat”.

Por ai insiston se nëse nuk realizohen kërkesat do të vazhdojnë me veprime sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në muajin janar.

“Nesër do ta mbajmë një takim online me kryetar dhe ata që do ta thonë fjalën e fundit. Problem tjetër na doli sepse masat e reja po kufizojnë numrin e pjesëmarrësve qoftë edhe në ambiente të hapura dhe kjo e keqëson situatën dhe mbase kryetarët do të mendojnë për një ide tjetër të cilën nuk e dëshirojmë e që është greva”, tha Jasharaj.

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...