Shevchenko për ndeshjen ndaj Milanit: Bëj tifo për ta, por jo nesër

PUBLIKUAR

Andriy Shevchenko tha se Genoa duhet të jetë shumë e kujdesshme ndaj Milanit, teksa po përgatitet për ndeshjen emocionuese ndaj ish-klubit të tij.

Genoa e pret Milanin në “Luigi Ferraris” të mërkurën dhe do të jetë takimi i parë i Shevchenkos me Milanin si trajner.

Ish-sulmuesi që e fitoi Scudetton dhe Champions Leaguen gjatë periudhës së tij me Rossonerët, teksa pranoi se është i emocionar të luajë ndaj ish-klubit të tij.

“Unë sigurisht që do të jem i emocionuar, por tani po përpiqem të bllokoj emocionet e mia,” tha Shevchenko në një konferencë për shtyp. “Unë jam profesionist dhe u kam premtuar tifozëve në Genoa se do të bëj më të mirën për ta.

“Për momentin, do të bëj gjithçka që mundem për ta vënë Milanin në vështirësi”, u shpreh Shevchenko.

Genoa vjen pas një barazimi 0-0 me Udinesen ndeshjen e fundit dhe Shevchenko e di se mund të presë një ndeshje sfiduese kundër Milanit, që gjendet në vendin e dytë në renditjen tabelare në Serie A.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Do të bëj tifo për Milanin, si gjithmonë, por jo në ndeshjen kundër Genoas”, përfundoi trajneri ukrainas.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...