Labi i gatshëm për ta ndihmuar Adriana Matoshin: Nëse të duhen mjete për shërim jashtë vendit, jam i gatshëm të kontribuoj

PUBLIKUAR

Edhe Labinot Tahiri i ka dalë në mbështetje Adriana Matoshit.

 

Aktorja dhe deputetja kosovare Adriana Matoshi dje ka ndarë një lajm të hidhur në lidhje me shëndetin e saj, shkruan lajmi.net.

Adriana ka njoftuar publikisht me anë të një statusi të saj në facebook se i është rikthyer tumori në tru pas 9 vitesh.

Që nga dje ajo ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët por edhe nga kolegët e saj qofshin politikanë apo artistë.

Edhe Labinot Tahiri i ka dalë në mështetje Adriana Matoshit, i cili ka thënë se nëse Adrianës i duhen mjete për trajtim jashtë vendit, atëherë është i gatshëm të kontribuojë.

Postimi i plotë i Labit:

ARTISTËT PËR ARTISTEN🙏🏻🌹🤝

Mirengjesi shqiptar dhe nëna shqiptare!
NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…🌹🕊
Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.

Me Adrianën, kemi pasur njeherë takime me familjen e saj se bashku me familjen time!
Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!

Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!

Lutemi për Adrianën tek Zoti , që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe shërim të plotë.
Me dashuri, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...