Kur do ta pranoj detyrën dhe me kë do të qeverisë në Gjilan, flet Alban Hyseni

PUBLIKUAR

Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, disa kryetar të rinj të komunave kanë nisur të bëjnë pranimin e detyrave.

Një nga befasitë më të mëdha në këtë proces zgjedhor, ishte edhe Komuna e Gjilanit.

Kandidati i Vetëvendosjes, Alban Hyseni arriti ta mposhtë kryetarin e deritashëm të Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Por, kur do të pranoj detyrën Hyseni dhe me kë do të qeverisë?

Kryetari në ardhje i Gjilanit, ka thënë se nesër do t’i dërgojnë ftesat për asamblistët e rinj.

Nga kjo ditë, sipas tij, mund të shkoj maksimalisht një javë deri sa të mblidhet asambleja dhe ai ta jap betimin si kryetar i ri i kësaj komune.

Gjatë kësaj jave, Hyseni ka thënë se planifikon t’i kontaktoj edhe partnerët e mundshëm për bashkëqeverisje.

“Ende nuk kemi nis, gjatë kësaj jave besoj se do të fillojmë me i kontaktu. Ende nuk kemi vendos për atë pjesë”, ka thënë Hyseni për Indeksonline.

I pyetur se a mund ta ketë LDK-në në koalicion, ai ka thënë se ende nuk e di dhe nuk e kanë shqyrtuar këtë çështje./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...